Kina thirri një ditë më parë përfaqësuesin diplomatik amerikan në Pekin për të kundërshtuar komentet e Uashingtonit për çështjen e ligjit të ekstradimit të Hong-Kongut.
Le tha se Kina nuk pranon ndërhyrjen e fuqive të huaja në çështjet e Hong Kongut.
Në deklaratë thuhet se “Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara… të ndalin menjëherë të gjitha ndërhyrjet në çështjet e Hong Kongut dhe të ndalin veprimet që mund të ndikojnë në begatinë dhe stabilitetin e Hong Kongut”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, u shpreh se çdo përpjekje për të shkaktuar kaos në Hong Kong nuk do të ketë sukses. Komentet u bënë pasi ligjvënësit amerikanë propozuan të enjten legjislacionin në bazë të të cilit do t’i kërkohej Sekretarit amerikan të Shtetit të çertifikojë çdo vit autonominë e Hong Kongut, si parakusht për përfitimin nga ligji i viti 1992 për trajtimin e veçantë.
Pekini paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në situatën e tanishme në Hong Kong, të cilën e konsideron çështje të brendshme kineze.
Rreth 1 milionë njerëz kanë dalë në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër ndërhyrjes në rritje të Pekinit tek autonomia dhe shteti ligjor i Hong Kongut.
Kjo është demonstrata më e madhe në Hong Kong, që kur territori i është dorëzuar Kinës nga Britania, në vitin 1997.