MENU

Flet Presidenti i Malit të Zi

“Kisha po mban gjallë idenë e Serbisë së Madhe”

09.06.2019 - 10:03

Presidenti Malit të Zi, Milo Gjukanovic, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se është duke e mbajtur të gjallë idenë e Serbisë së Madhe, ku sipas tij “rrëfimet e tyre (priftërinjve serb) mbi kufijtë janë në kundërshtim me parimet e besimit ortodoks në të gjithë botën”.

Gjukanovic shtoi se Kisha Ortodokse Serbe beson se krijimi i shtetit të Malit të Zi është një gabim i cili do të rregullohet me kohën.

“Ata besojnë se Mali i Zi është krijuar gabimisht dhe se koha do të na mësojë për këtë gabim dhe dikur do ta fillojnë përsëri ndërtimin e Serbisë së Madhe. Natyrisht, ne jemi të vendosur në vizionin tonë për t’i treguar atyre se nuk mund të bëjnë asgjë”, deklaroi kreu i shtetit.

Ai shtoi se Mali i Zi “do ta ndërtojë një shoqëri multietnike, me një ekonomi të hapur të tregut dhe një shoqëri e cila i respekton vlerat evropiane. Nuk do të lejojmë që në Malin e Zi modern, të jetojnë ata që diktohen nga një organizatë fetare që përfaqëson gërmadhat e së kaluarës”, tha ndër të tjera Gjukanovic.