MENU
klinika

Flet mbrojtësi kuqezi

Kombëtarja/ Ajeti: Reja na ka dhënë…

04.06.2019 - 17:07

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti doli në konferencë me sulmuesin Sokol Cikalleshi.

Në fjalën e tij, Ajeti, e vuri theksin tek atmosfera pozitive e krijuar në Kombëtare pas emërimit të Edy Rejas si trajner.

“Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket shumë mirë çdo gjë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë”, tha ai.

Problemet e mbrojtjes: Ne si lojtarë në çdo ndeshje mundohemi të japim maksimumin dhe pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Nuk kam një përgjigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë në mbrojtje apo në sulm, por janë të gjithë fajtorë dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi.

Forca e grupit: “Të luajturit me zemër duke mbrojtur mirë është forca jonë, duke dhënë gjithçka kemi. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i zbatojmë detyrat që na jep trajneri”, theksoi ndër të tjera Ajeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN