MENU
klinika

Njoftimi

Kontrabandë në Morinë, arrestohen 2 doganierë

12.06.2019 - 11:00

Dy doganierë dhe shoferi i një furgoni në Kukës janë vënë në pranga të akuzuar për kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit; G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës; H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës; B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë – Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumente shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore. Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese