MENU

Akuzat

Korrupsion në Kakavijë, në pranga një person

17.06.2019 - 13:27

Një person i shpallur në kërkim për veprën penale të korrupsionit ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës.

I ndaluari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve hetimore të lidhura me ngjarjen e datës 15.06.2019 ku u arrestuan në flagrancë shtetasit :

M.B.,Xh.M. dhe M.M., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ” Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, u bë ndalimi i shtetasit A.Ç. për veprat penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.