MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

KQZ publikon modelin e fletëve të votimit

30.06.2019 - 07:44

Ka nisur sot në orën 07: 00 zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë.

Prej orës 07:00 deri në orën 19.00 qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive.

Ndërkohë KQZ ka publikuar edhe modelin e fletëve të votimit, për kryetar bashkie dhe anëtar të Këshillave Bashkiakë.

Zgjedhjet lokale po monitorohen nga 150 vëzhguese të OSBE/ODIHR si edhe nga misionet e ambasadave të huaja në vendin tonë.

Në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, Policia e Shtetit ka angazhuar 7779 efektivë, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.