MENU
klinika

I informon për zgjidhjen....

Kriza politike, ambasadorët e BE “zbarkojnë” në zyrën e Metës

17.06.2019 - 12:51

Teksa PS ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e BE-së në Pallatin e Brigadave.

Mësohet se takimi është zhvilluar dhe fokus i takimi ka qenë diskutimi në lidhje me krizën që ka përfshirë politikën shqiptare.

Takimi në Pallatin e Brigadave ka zgjatur rreth dy orë dhe në këtë takim presidenti ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, zgjidhjen e situatës dhe se përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë.