MENU
klinika

Përgjimet e “Bild”

Kryemadhi: Dorëheqja e Ramës, e pashmangshme!

17.06.2019 - 20:32

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një mbledhje me kryesinë e partisë së saj, nga ku tha se situata politike në vend është shumë e rëndë.

Sipas saj, shkaku kryesor për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria është kryeministri Edi Rama dhe “Rilindja”.

Ajo komentoi edhe përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ndërsa shtoi se kjo ishte prova e fortë për të vulosur zgjedhjet si ilegjitime.

“Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Rama dhe rilindja.U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore.

Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme. Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht.Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje. Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE.

Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi. Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames.

Opozita eshte me e vendosur se kurre qe te mos beje asnje hap pas ne luften e saj per rikthimin e votes se lire dhe per te pastruar rrenjesisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantet dhe korrupsioni pa fre. Qendresa e opozites eshte shpetimi i vetem perball qeverise dhe parlamentit te kriminalizuar”, tha ajo ndër të tjera.