MENU
klinika

“Salvator Mundi”

Kryevepra e Da Vinçit në jahtin e princit saudit

12.06.2019 - 15:51

  Është zbuluar vendndodhja e kryeveprës së Leonardo Da Vinçit. Vendi i saj ka qenë mister prej kohës kur u shit, në vitin 2017, për një rekord prej 450 milionë dollarësh.

“Salvator Mundi” po mbahet në superjahtin “Serene”në pronësi të Princit të Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman.

 

 

 

Një princ saudit e bleu pikturën 500-vjeçare në emër të MBS, në një ankand të “Christie 2017”, siç raporton “Neë York Times”. Por, “Christie” nuk pranoi ta konfirmonte lajmin.

Vendndodhja e jahtit më 26 maj, ishte në Detin e Kuq jashtë Sharm el-Sheikh, një qytet turistik egjiptian në gadishullin Sinai.

 

 

 

 

Megjithatë, deti nuk konsiderohet si vendi i përshtatshëm për të qëndruar një pikturë kaq delikate dhe e vjetër. Por, nuk është e pazakontë që jahtet superluksoze të dekorohen me vepra arti.

‘‘Salvator Mundi” do të mbetet në bordin e jahtit “Serene”, derisa sauditët të krijojnë një qendër kulturore të planifikuar në rajonin Al-Ula të Mbretërisë.

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024