MENU
klinika

Lidhja e Prizrenit

Shqiptarët NJË për kombin

10.06.2019 - 12:14

10 Qershori i vitit 1878, shënoi fillimin e organizimit dhe themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 141 vjet më parë.

Lidhja e Prizrenit është njëherësh, një ndër lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare, pas lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës, në mars të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, nga princat shqiptarë në shekullin e 15.

Historikisht, Lidhja e Prizrenit, është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar në historinë e popullit shqiptar të kohës së re

 

 

 

Komiteti i Stambollit i themeluar nga elita kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim çlirimin dhe ruajtjen e territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftrave ruso-turke më 1875-1876, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “kriza lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhatur rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre, andaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

 

 

 

 

Komiteti i Stambollit përbëhej nga një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit, në kohën kur ishte evidente kriza lindore. Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve mendjendritur shqiptarë do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

 

 

 

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqyteti dhe selia, ku u mbajt kuvendi mbarëkombëtar shqiptar, i 10 qershort të vitit 1878.