MENU

Flet Xhaçka

Kush e komandon Ushtrinë nëse do të ketë përplasje, Rama apo Meta?

12.06.2019 - 08:53

E ftuar në “Mbrëmje në ABC”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Gjatë intervistës, Xhaçka u pyet nëse do të kishte një situatë ku forcat e armatosura do të duhej të ndërhynin, prej cilit do të merrnin urdhër, Xhaçka tha se kushtetuta e ka të shprehur qartë.

Presidenti i Republikës i udhëheq forcat e armatosura në kohë lufte, ndërsa në kohë paqeje kompetencat i ka kryeministri dhe ministri i mbrojtjes.

Nuk janë modelet më të mira për demokracinë. Presidenti është zhveshur nga ajo vlerë që ja vesh Kushtetuta sepse Presidenti ka marrë një anë. Është antikushtetues cënimi i të drejtës së votës.

Në demokraci debatohet dhe teorikisht parlamenti është beteja e ideve, ne si mazhorancë do shtrojmë të gjithë argumentet tona pse ky vendim i presidentit është antikushtetues.

Ky veprim i presidentit duhet të ketë një kundërpërgjigje. Kushtetua nuk thotë askund se Presidenti mund të ç’dekretojë dekretet. Akti i presidentit është krejtësisht nul’, u shpreh Xhaçka.