MENU
klinika

Foto

Kush është brunja në krah të Capital T?

19.06.2019 - 17:30

Capital T di githnjë të jetë diskret në lidhje me jetën e tij private.

Përpos faktit që fansat e ndjekin gjithmonë muzikën e tij, këtë herë ka diçka tjetër që po i bë kuriozë. Së fundmi ai po i çmend fansat në Instagram,  pasi ka publikuar një foto me një vajzë brune misterioze.

Ai nuk e ka zbuluar fytyrën e saj, por i ka bërë një dedikim mjaft romantik që na bëri akoma më shumë të dyshojmë për raportin e tyre.

“I kam sytë te ti, je gjithçka që shoh”, ka shkruar Capital T.

Nuk e përjashtojmë mundësinë që mund të jetë edhe ndonjë skenë nga klipet e reja.

Por fakti që ka fshehur fytyrën e saj, i ka bërë fansat të mendojnë se ka diçka të dyshimtë.

Shumë prej tyre i shkruajnë reperit që të publikojë emrin e vajzës dhe një foto me fytyrën e saj.

“Meqë e ke emrin Trim bëhu trim e bëjë tag këtë çikën”, i shkruan një komentues.

“Qënke dashuruar”, ia pret një tjetër.

Capital T është mjaft i rezervuar në lidhje me jetën e tij private dhe sa herë që provokon kështu, ne duam të dimë diçka më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake