MENU
klinika

Kartoni 600 mijë euro

Kush ishte lojtari më i shtrenjtë i Superiores?

24.06.2019 - 15:05

Me fitimin e titullit kampion, shumë nga elementët e spikatur te skuadra e Partizanit kanë rritur vlerën e tyre në treg.

Kjo, për vetë faktin se është skuadra që do të zhvillojë minimalisht dy ndeshje në kualifikueset e Ligës së Kampionëve dhe së paku edhe dy të tjera në turin e dytë të Ligës së Europës.

Mirëpo, referuar të dhënave në kampionatin shqiptar, Jurgen Bardhi është lojtari më i shtrenjtë i Superiores. Në bazë të të dhënave, futbollisti i të kuqve përllogaritet me vlerën 600 mijë euro sipas “transfermarkt”. Bardhi ka zhvilluar 30 ndeshje duke arritur që të shënojë pesë gola dhe asistuar po kaq, 5.

Mesfushori me tipare sulmuese i lindur më 6 nëntor 1991, i cili është edhe pjesë e Kombëtares U-21, ka zhvilluar 75% të ndeshjeve në formacionin titullar dhe ka luajtur 71% të minutave. Në total, ai ka marrë pjesë në 22% të golave për të kuqtë. Mes kampionatit dhe Kupës, ai regjistron 2460 minuta aktivizim me Partizanin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN