MENU
klinika

Kujdesi për fytyrën

Nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj, 1 pikë regjeneron lëkurën!

14.06.2019 - 21:02

Prej disa vitesh, listës së gjatë të vajrave bimorë që gjenden në tregun shqiptar i është shtuar një produkt shumë interesant dhe dobiprurës, vaji i pemës së çajit.

Ky vaj esencial është shumë i përqendruar, mjaftojnë vetëm disa pika dhe tretet shumë lehtë. Ai përmban veti antibakeriale, antimykotike dhe antiinflamatore.

Por e dini cilat janë rastet kur duhet ta përdorni?

1.Eleminon aknet: Në qoftë se ekziston diçka që do të donim të mbanim sa më larg fytyrës, por edhe lëkurës në përgjithësi, janë aknet. Një mënyrë shumë efektive për t’i trajtuar është duke përdorur vajin e pemës së çajit.

Kujdes, duke qenë se është shumë i përqendruar nuk duhet të hidhni më shumë se 5 pika, të kombinuara në dy lugë çaji me mjaftë organik. E aplikoni në zonën ku keni akne dhe e lini të veprojë për 20-30 minuta.

2.Trajton psoriazën dhe ekzemën: Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës që shoqërohet me njolla të kuqe dhe të bardha, që shfaqen në pjesë të ndryshme të lëkurës dhe zgjasin më shumë se 4 javë.

Shfaqen kryesisht në lëkurën e bërrylave dhe të gjunjëve, por edhe në organet gjenitale. Bashkoni 1 lugë çaji me vaj lavande dhe 5 pika vaj të pemës së çajit dhe me ndihmën e një topthi pambuku, lyeni zonat ku ju shfaqur shenjat e para të psoriazës.