MENU
klinika

Tërmetet

Kyçet Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

13.06.2019 - 14:57

Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Korçën kanë shkaktuar dëme edhe në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë.

Prej datës 7 qershor, aktivitetet dhe vizitat në Muze janë pezulluar.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe ka pësuar dëmtime të godinës dhe plasaritje të mureve.

Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur mbylljen e tij pasi është e pamundur pritja e vizitorëve.

Siç edhe raportohet, godina ka dëme brenda dhe jashtë saj.