MENU
klinika

Zbuloni arsyen

Lady Gaga dhe Bradley Cooper sërish bashkë?!

28.06.2019 - 14:36

U mendua se shkak i ndarjes së Bradley-t nga Irina Shayk, me të cilën ka një vajzë qe pikërisht kimia e Bradley me Gaga-n.

Sidoqoftë, kineastët, po kërkojnë Gaga-n të luajë krah Bradley Cooper-it në sagën ku ai ka luajtur në dy filma deri më tani: “Guardians of the Galaxy”

Bradley Cooper është zëri i Rocket-it, rakuni i cili në volumin e tretë të sagës, do njohë edhe një vajzë me të cilën do të bjerë në dashuri pra, një “rakuneshë”.

Kjo rakuneshë me emrin Lady Lilla do të luhet nga Lady Gaga, sipas disa gjasave.

Asgjë nuk është konfirmuar ende por, nëse Gaga e nënshkruan vërtet kontratën me Marvel, duket se do të kemi një tjetër histori dashurie me fund të palumtur nga Gaga dhe Cooper, pasi fati i Rocket-it në serinë e tretë thanë se do jetë “më i trishti”.

Burime kanë treguar se ndonëse Gaga dhe Cooper nuk janë të lidhur momentalisht, diçka e tillë mund të ndodhë e sidomos nëse dublimi do jetë nga ata në të cilët aktorët qëndrojnë bashkë në studio.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diskutojnë kujdestarinë e vajzës

Bradley Cooper dhe Irina Shayk, zyrtarisht të ndarë