MENU
klinika

Zbulon të ardhmen

Largimi nga Liverpool? Shaqiri thyen heshtjen!

03.06.2019 - 20:00

Xherdan Shaqiri ka kërkuar që mediat t’i japin fund thashethemeve për largimin e tij nga Liverpool.

27-vjeçari shqiptar u ble nga ekipi  Klopp në verën e vitin 2018, me klauzolën prej 15 milionë eurosh që aktivizua pas rënies nga kategoria të Stoke City.

Jurgen Klopp e mori Shaqirin në skuadër për të shtuar numrin në fazën sulmuese dhe ka përdorur talentin e tij si një mbështetës i treshes Salah-Firmino-Mane.

Mungesa e minutave në fushë ka ndezur thashethemet për interesimin e West Hamit për Shaqirin, por ylli shqiptar ka hedhur poshtë spekuomet duke u thënë gazetarëve se te Liverpooli është për të fituar trofe.

“Ky klub duhet të fitojë tituj, dhe fitimi i Ligës së Kampionëve është një fillim i mirë, apo jo? Tani vitin e ardhshëm do të shkojmë përsëri dhe do të përpiqemi të fitojmë Ligën Premier. Kjo është ëndrra ime e madhe, për të fituar Ligën Premier me këtë klub.

Luajtëm një sezon të mirë dhe meritonim të fitonim të paktën një trofe. Është e mahnitshme, kemi fituar titullin më të madh në Evropë. Kjo nuk ndodh çdo ditë. Jemi një ekip shumë i mirë dhe punojmë shumë së bashku çdo ditë. Shpresoj se mund të vazhdojmë, ky është vetëm fillimi dhe ne mund të fitojmë shumë tituj”, përfundoi kampioni i Europës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Reds" shembin Barçën

Liverpool i rikthimeve të çmendura