MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Ledri Vula ndalohet nga policia e Kosovës

14.06.2019 - 16:47

Disa foto të publikuara të Ledrit, teksa policia e ka ndaluar makinën e tij po tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Siç e dimë, Policia e Kosovës një ditë më parë lajmëroi të gjithë qytetarët e Prishtinës se nëse kanë parkuar makinat e tyre në vende publike jo të duhura do të gjobiten.

Dhe si fillim e kanë nisur në lagjen “Pejton” .

E kësaj nisme nga policia nuk i ka shpëtuar as reperi i njohur Ledri Vula.

Në fotot e publikuara shohim që polici po gjobit reperin e njohur.

Policia ka treguar kështu që nuk po kursejnë as njërëzit e njohur në lidhje me këtë nisme.