MENU
klinika

Nga: Luan Rama

Leon Rey, fotograf i antikiteteve dhe i nudos

10.06.2019 - 16:02

Kur kishte zbarkuar për herë të parë në Shqipëri bashkë me senatorin Justin Godart, i shqetësuar për të përcaktuar zonën e kërkimeve arkeologjike si dhe miratimin e konventës franko-shqiptare, Rey nuk i kishte kushtuar rëndësi njohjes së jetës shqiptare dhe asaj çka fshihej pas asaj fasade të qetë, arkaike e disi orientale, dhe që së fundi kërkonte të lëvizte drejt Perëndimit. Por „oksidentalizmi“, siç e thonin shqiptarët, në Shqipëri nuk do të hynte vetëm në hartimin e modeleve perëndimore të Kodit Civil apo Kodit Penal, të pluralizmit politik apo krijimit të një mëndësie të re evropiane përmes intelektualëve të rinj të „neo-shqiptarizmës“, por dhe në jetën qytetare, në jetën e fshehtë të kafeneve dhe të hoteleve, të shtëpive publike që i kishin thyer të gjitha tabutë patriarkale dhe që gëlonin gjithnjë e më shumë në Tiranë. Nga viti në vit, në çdo sezon që vinte, ai zbulonte anë të reja të kësaj jete, jetën e kumarit në „Kafene London“, „Kafene Berlin“ apo „Metropol“, e veçanërisht në Kursal, në qëndër të Tiranës. Shumë shtëpi publike kishin marrë emrat e hoteleve si „Ferrara“ apo „Stambolli“, ku ky i fundit drejtohej nga një patrone armene. Të tjera shtëpi publike strukeshin rrotull pazarit që ditën gumëzhinte nga njerëzit dhe bakërxhinjtë, e mbrëmjeve nanuritej nën tingujt e pianos e aromat e alkolit, apo ato shtëpi me çingije në lagjen e Tabakëve, në Brakë apo Bregut të Lumit. Prefektët atëherë kishin të drejtë të autorizonin ardhjen e femrave të huaja për këtë qëllim, të cilat zbarkonin nga Italia, Rumania, Jugosllavia dhe rrallë nga Franca për të ushtruar profesionin me të vjetër të botës, atë të prostitucionit. Ato u bashkoheshin orkestrave dhe „show“ ishte i shoqëruar padyshim me seks.

 

 

 

 

Një ditë vere, në Tiranë, në një nga baret kryesore të Tiranës, ai ishte njohur me një grup francezësh, mes të cilëve dhe një vajzë të bukur, e cila kishte ardhur nga Aleksandria dhe tani ishte angazhuar në një nga kabaretë e qytetit, që ishte dhe „maison close“ apo „shtëpi publike“. Pranë saj, ishte Zoti Blake, një burrë bukurosh, një anglez që jepte lëndën e anglishtes në shkollën Mesme Teknike të Tiranës, që e drejtonte Harry Fulc. Lucette ishte padyshim një personazh interesant, me të cilën do të krijonte një afinitet, veçanërisht kur ajo do të vinte në Apolloni. Historinë interesante rreth saj, ai do ta shkruante pothuaj njëzet vjet më vonë, në Paris.

«Ajo kishte sytë e një egjiptianeje, në formë bajameje dhe një mjekër të lezetshme, – shkruan Rey në këtë dorëshkrim. – Buzët i kishte të vogla dhe flokët ngjyrë kafe, të cilat rreth qafës i bëheshin kaçurel. Kishte këmbë të gjata e të holla, me një gjoks të ngritur që i shfaqej nga bluza e saj dhe mbante një fund mjaft tërheqës. Zonja Pauline, merrej me rekrutimin e vajzave për kabaretë dhe klubet e natës. Ajo e kishte rekrutuar atë në jug të Francës, në Côte d’Azur, diku midis Antibës dhe Monte Karlos. Përmes saj, shpejt Lucette e gjeti veten të angazhuar me trupën «Tabarin» dhe më pas në shfaqjet e trupës «Concert Mayol» ku ajo kishte rolin e një skllaveje rumune. Ishte një shfaqje e mrekullueshme që u ndalua nga policia. Ajo shkoi  kështu në Egjipt dhe që andej u gjet në Tiranë. Kabareja në Tiranë ishte një kafe e zymtë, përgjatë bulevardit Zogu i I. Klientët e shpeshtë ishin aty ushtarë dhe djem të shtresave popullore. Kur shkoi atje, ajo pati një ndjenjë frike, pasi të gjithë ata të rinj i ngjiteshin nga pas. Lumturisht që ajo u lidh me zotin Blake, mikun e Rey-t, një profesor të anglishtes i shkollës amerikane. Ishte një njeri mjaft i sjellshëm dhe nga simpatia për francezen, ai arriti ta prishë kontratën e Lucette-s me pronarin e kabaresë, duke paguar një shumë të hollash dhe duke e vendosur Lucette-n në një banesë të vogël jo larg shkollës amerikane. Ata takoheshin shpesh atje dhe gjithçka shkonte mirë, gjersa kur një ditë drejtori e thirri atë dhe i tha se kështu s’mund të vazhdonte më, pasi ky ishte një skandal i vërtetë. Po të vazhdonte të takohej me të ai ishte i detyruar ta hiqte nga puna. Atëhere ai i shkroi bishopit të Beratit që ta ndihmonte të martohej me të diku në një kishë të vogël. Ai kishte dëgjuar për një kishë të Fierit që ishte i përshtatshëm për një ceremoni të tillë. Bishopi i ktheu përgjigje se ishte dakort dhe se madje do të vinte vetë ta bënte kurorëzimin e tyre»…

 

 

 

 

Në një faqe të dorëshkrimit, Rey kishte ngjitur një fotografi të Lucette-s, e cila duhej t’i kishte mbushur 25 vjeç. Lucette kishte vërtet sy të bukur, por vështrimi i saj në atë fotografi kishte një lloj trishtimi të fshehur. Kishte dalë në portën e kabaresë tiranase, ku në sfond, shquheshin fytyrat e nja pesë-gjashtë të rinjve, të cilët, të ulur, shikonin nga ajo me kërshëri sikur të donin ta përpinin. Dukej vërtet një yll që kishte zbritur në Tiranë në mesin e viteve 30’. Por ajo nuk e dinte se si franceze nuk ishte e vetme. Një tjetër franceze, po një balerinë, e trupës së „Folies Bergères“ të Parisit, ishte në atë kohë në Shqipëri: Tania Visarova, një bukuroshe moldave e lindur dhe rritur në Paris, e cila e kishte lënë trupën e saj të spektaklit „Crazy Horse“ në Paris dhe kishte zbarkuar në Shqipëri me kërkesë të mbretit Zog. Dhe mbreti ishte dashuruar pas saj, por në syrin vigjilent të Nënës Mbretëreshë, kjo lidhje duhej prishur, dhe sa më parë.

 

 

 

 

 

Mbrëmja jonë ishte shumë e gëzuar, – përshkruan ai ardhjen e Lucette-s në Apolloni, – por atmosfera u bë edhe më entusiazte kur dy shishe shampanjë u shfaqën mbi tavolinën tonë. Lucette më tha se sapo kishte zbritur nga autobuzi në Fier, ajo kishte kërkuar rrugën për në Apolloni. Njerëzit i kishin thënë të shkonte tek Jani, i cili mund ti jepte informacionin e duhur. Jani mori një karrocë me dy kuaj për ta sjellë tek unë në Apolloni. Por kuajt e lodhur ndaluan më pas dhe nuk donin të lëviznin më tutje. «Për çdo urgjencë kisha ca copa sheqeri me vete, – më tha ajo. – Mendoja se kuajt do të ishin të kënaqur dhe do t’ju pëlqenin sheqeret, por ata as që i përfillën ato dhe i kthyen kokat nga ana tjetër. E ç’mund të bëja? I dhashë një bakshish karrocierit, i cili i dha ca para dikujt që të më çonte hipur mbi një gomar»… Ajo më tregoi shumë histori për trupën «Tabarin» dhe nxorri nga çanta një foto të saj, ku dukej e veshur me një robë të thjeshtë dhe tepër të hollë. – «Ky është Dik-u! Një djalë i mrekullueshëm, – më tha ajo. – Kur kërceja në kabare, ai ishte si një ëngjëll. E dua shumë.

Victor rrinte i tërhequr dhe vështronte Lucette-n. Para se të shkonim të flinim, ne u puthëm me njëri tjetrin. Lusette-a tha se do të martohej me zotin Blake, i cili nuk erdhi atë ditë. Ja pse ajo ndenji me ne gjatë gjithë asaj jave. Përgjatë atyre ditëve, Victor nuk u morr fare me punë, por u kujdes vetëm për Lucette-n. Ai filloi ti jepte asaj nocionet e para të arkitekturës, mbi rrënojat antike, etj. Shkuam dhe në manastir. Priftit i dhamë konjak grek dhe kafe. Bishopi kishte shkuar të rregullonte kishën që të ishte gati për martesën. Victor, i cili dinte disa fjalë shqip, i tha priftit se Lucette ishte një yll i Hollivudit, por prifti s’dinte se nga binte Hollivudi dhe s’mund ta konceptonte se si mund të ishte një «yll». Aq më tepër që kishte dhe dyshime për rangun e saj. Kur ata u larguan, ai u fal duke u përkulur tri herë. Tek harku i hyrjes së kishës, kishte një mozaik që paraqiste Andronic II Paleologos dhe familjen e tij. Ai e kishte ndërtuar këtë kishë kur kishte qënë perandori i Konstantinopojës. Dukej i ri dhe i zgjuar. Kishte një kurorë dhe fytyra e rrobat e tij ishin praruar me perla e flori. Lucette tha se ai duhej të kishte qënë një burrë tepër i pasur dhe e pyeti Victor-in nëse kishte patur perla japoneze në atë kohë. Por Victor i tha se nuk dinte gjë rreth kësaj. Për të, historia mbaronte me perandorinë romake. Pas darke e kishim zakon të shkonim poshtë ullinjve dhe të qëndronim atje një kohë të gjatë. Ai e mbante Lucette-n në gjunjët e tij dhe nganjëherë i puthte krahët. Kjo gjëndje e bënte gjithçka poetike. – “Do të më kishte pëlqyer të shihja veten time një shekull më parë, – tha Lucette, – njëlloj sikur Apollonia të ishte toka ime, vëndi im”.

Ajo e besonte Victor-in dhe një natë ne shkuam në një pllakë të madhe e të sheshtë prej mermeri, dhe atje ajo filloi të luante sikur të ishte e drejtuar nga një shpirt misterioz. Ajo kishte hequr bizhamet dhe të mbathurat dhe ishte shfaqur para nesh lakuriq. Kur qëndroi pa lëvizur, dukej njëlloj si një statujë e mrekullueshme. Trupi i saj i bukur u rrotullua rreth kollonës antike si një dredhëz.

– Sa shumë ndjej tani! – bërtiti Victor, – Bota antike po më hapet përpara! – Vertet? – i tha Lucette, – është një kompliment i këndshëm nga ana juaj.

Victor ishte në një gjëndje ekstaze dhe sapo u ngjit për të fjetur më tha se ajo çka ai ndjente për Lucette-n ishte një diçka më shumë se një ndjenjë dashurie: një dashuri që të digjte dhe të konsumonte brënda vetes.

– Rrini i qetë – i thashë. – Më duket se të ka rënë dielli në kokë!

Të nesërmen, kur doli dielli, në të njëjtin vënd, Lucette e përsëriti po atë vallëzim dhe Victor e fotografoi me aparatin e tij 35 mm.

– Sa keq! – tha ai, – nuk i kam marrë me vete filmat e tjerë.

E vetmja gjë që i kërkoi ajo ishte që të mos i tregonte për këtë Blake-ut kur të vinte. Ai ishte xheloz dhe do të ishte më mirë të mos flitej rreth kësaj”.

Siç ishte parashikuar, martesa u kurorëzua të shtunën. Zoti Blake erdhi herët në mëngjes me një makinë Chevrolet që e kishte blerë disa ditë më parë. Bishopi kishte dërguar një mesazh se nuk e linte dot qëndrën dhe se prifti i Pojanit do të kishte të gjithë fuqitë për të bërë kurorëzimin. Zozi na çoi te kisha, ku ai kishte sjellë karriket më të mira nga manastiri si dhe qilimin. Ai i ra kaq shumë këmbanave sa që njerëzit kujtuan se kishte ndodhur ndonjë hata. Kështu, njerëzit erdhën të shihnin se ç’po ndodhte. Për herë të parë që kur kishim ardhur, Victor vuri kollare. Tonia më tha të vishja një palë pantallona të gjata dhe jo të shkurtërat që mbaja zakonisht. Blake ngjante si një oficer anglez ndërsa Lucette mbante një kapele të bardhë që e kishte sajuar vetë. Nuk kishte as buqetë lulesh në duar dhe as ndonjë lule portokalli mbi flokë, por vetëm trëndafilë në çdo anë të kokës. Në kishë, ceremonia ishte e shkurtër dhe e thjeshtë. Kur u hap dera, nuk kishte organo që të luante një muzikë të gëzueshme. Kur ceremonia mbaroi, të gjithë u kthyem në shtëpi dhe si burri, edhe gruaja, kaluan nga porta me harkun e kishës dhe pastaj kapërcyen atë të Akropolit, ku Victor i fotografoi me aparatin e tij. Më pas, sigurisht, patëm një drekë të këndëshme dhe une ngrita një dolli për të sapo martuarit. Ata e lanë Apolloninë nga pasditja dhe kur makina u largua, zoti Blake hoqi kapelen në mënyrë ceremoniale për të na përshëndetur, ndërsa Lucette na dërgoi nga një të puthur. I përshëndeta me dorë. Më vonë na dërguan një kartolinë nga Athina. Victor mori dhe një kartë të veçantë me kërcimtaret e famshëm të Akropolit. Largimi i saj ishte si një sëmundje e vërtetë për të, por në sajë të punës me mbishkrimet e Bouleterion-it, në më pak se një muaj, ai e harroi atë brënda atij muaji, ashtu siç kishte harruar dhe birrën e Zagrebit që e pëlqente aq shumë. Por mysafiri ynë më kishte sjellë një shans të mirë. Ne gjetën shumë statuja dhe terrakota si dhe objekte të tjera të vyera antike”.

Siç ishte parashikuar, martesa u kurorëzua të shtunën. Zoti Blake erdhi herët në mëngjes me një makinë Chevrolet që e kishte blerë disa ditë më parë. Bishopi kishte dërguar një mesazh se nuk e linte dot qëndrën dhe se prifti i Pojanit do të kishte të gjithë fuqitë për të bërë kurorëzimin. Zozi na çoi te kisha, ku ai kishte sjellë karriket më të mira nga manastiri si dhe qilimin. Ai i ra kaq shumë këmbanave sa që njerëzit kujtuan se kishte ndodhur ndonjë hata. Kështu, njerëzit erdhën të shihnin se ç’po ndodhte. Për herë të parë që kur kishim ardhur, Victor vuri kollare. Tonia më tha të vishja një palë pantallona të gjata dhe jo të shkurtërat që mbaja zakonisht. Blake ngjante si një oficer anglez ndërsa Lucette mbante një kapele të bardhë që e kishte sajuar vetë. Nuk kishte as buqetë lulesh në duar dhe as ndonjë lule portokalli mbi flokë, por vetëm trëndafilë në çdo anë të kokës. Në kishë, ceremonia ishte e shkurtër dhe e thjeshtë. Kur u hap dera, nuk kishte organo që të luante një muzikë të gëzueshme. Kur ceremonia mbaroi, të gjithë u kthyem në shtëpi dhe si burri, edhe gruaja, kaluan nga porta me harkun e kishës dhe pastaj kapërcyen atë të Akropolit, ku Victor i fotografoi me aparatin e tij. Më pas, sigurisht, patëm një drekë të këndëshme dhe une ngrita një dolli për të sapo martuarit. Ata e lanë Apolloninë nga pasditja dhe kur makina u largua, zoti Blake hoqi kapelen në mënyrë ceremoniale për të na përshëndetur, ndërsa Lucette na dërgoi nga një të puthur. I përshëndeta me dorë. Më vonë na dërguan një kartolinë nga Athina. Victor mori dhe një kartë të veçantë me kërcimtaret e famshëm të Akropolit. Largimi i saj ishte si një sëmundje e vërtetë për të, por në sajë të punës me mbishkrimet e Bouleterion-it, në më pak se një muaj, ai e harroi atë brënda atij muaji, ashtu siç kishte harruar dhe birrën e Zagrebit që e pëlqente aq shumë. Por mysafiri ynë më kishte sjellë një shans të mirë. Ne gjetën shumë statuja dhe terrakota si dhe objekte të tjera të vyera antike”./Konica.al

 

Luan Rama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dumas: Si e njoha Ali Pashën

“Shqiptarët kanë ligj shpagimin”

Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”

Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit