MENU
klinika

Kuqezinjtë do ti mërziste ky largim!

Leonardo gjen pasuesin e Rabiot tek Milani

30.06.2019 - 20:21

Drejtori i ri i Paris Saint-Germain Leonardo mund të bastisë ish-klubin e tij për Lucas Paqueta pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Adrien Rabiot.

Leonardo ka qenë shumë i rëndësishëm në transferimin e Paqueta-s në Serie A nga Flamengo në janar për 35 milionë euro.

Mesfushori u përshtat menjëherë në Itali, duke shënuar një gol dhe duke përgatitur dy të tjerë në 17 ndeshje.

Tani Corriere dello Sport pretendon se Leo do të shfrytëzojë raportin dhe njohurinë e tij me gjendjen financiare të Milan për të marrë Paqueta te PSG.

Ai do të ishte pasardhësi i Rabiot, i cili i është bashkuar Juventusit pasi i përfundoi kontrata me francezët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN