MENU
klinika

Kompeticionet Europiane

Licencimi i klubeve, vetëm 5 ekipe plotësojnë kriteret

03.06.2019 - 19:50

Vetëm 5 skuadra të Kategorisë Superiore kanë plotësuar kriteret e licencimit për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane për sezonin 2019-2020.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike emrat e këtyre klubeve, e bëhet fjalë për Partizanin, Kukësin, Teutën, Laçin dhe Skënderbeun.

Por, skuadra korçare është dënuar me pezullim 10-vjeçar nga turnetë kontinentalë, e tashmë është në pritje të vendimit përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Me këtë vendim të FSHF-së plotësohet kuadri i skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane. Partizani në Champions League, ndërsa Kukësi, Teuta e Laçi në Europa League.

Ndërkohë, skuadrat që nuk i kanë plotësuar kriteret për shkak të problemeve financiare janë Tirana, Flamurtari, Luftëtari dhe Kastrioti, që do t’iu nënshtrohen një monitorimi nga ana e FSHF-së çdo 3 muaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN