MENU
klinika

Kush është punonjësja e gjykatës ?

Lidhet Pirro Çako, vajza rreth 20 vite më e vogël?!

29.06.2019 - 11:39

Pak ditë më parë moderatori i njohur Ardit Gjebrea u zhvendos në jug të Shqipërisë së bashku me stafin e tij për të xhiruar puntatën e fundit të emisionit.

Të pranishëm ishin disa të ftuar VIP, të cilët duket se janë të zgjedhurit e Arditit për të mbyllur me sukses këtë sezon.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë drekës, ka qenë e dashura bionde e Pirros. 

Kantautori ka vendosur që për herë të parë të shfaqet në publik pranë të dashurës së tij. Pirro dhe biondja simpatike duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe ne mezi po presim që të shohim momentet e tyre në televizion.

Bukuroshja në fjalë është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.

Kjo është lidhja e parë që bëhet publik në media, dy vite pasi Pirro Çako i dha fund bashkëjetesës 5-vjeçare me Sisin.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN