MENU
klinika

Nga The Guardian

Lufta SHBA-Iran, tanimë e pashmangshme?

22.06.2019 - 14:06

Këto ditë, në përgjigje të Iranit që rrëzoi një avion amerikan më parë këtë javë, Shtetet e Bashkuara dhe presidenti i çoroditur dhe i paqëndrueshëm nisi një ‘grevë’ ushtarake ndaj Iranit.

Këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton dhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo, mesa duket janë të vendosur të kultivojnë kushte që e bëjnë konfliktin ushtarak me Iranin opsionin e vetëm.

Problemi aktual i Iranit është rezultat i një fushate të gjatë njëvjeçare nga të njëjtët njerëz që kanë nxitur pushtimin e Irakut.

Në vend që të mësojnë nga rasti i Irakut, ata kanë vendosur që çdo mjet, duke përfshirë një luftë potencialisht katastrofike me Iranin, të justifikohen për të arritur ndryshimin e regjimit në Teheran.

Faktet janë të padiskutueshme. Kur Trump mori detyrën, Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA),  si marrëveshja bërthamore është e njohur zyrtarisht ndalonte Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore.

Mbikqyrësi i Energjisë Atomike i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar edhe më shumë se dhjetëra herë se Irani, deri më tani, është në përputhje me marrëveshjen.

Ngadalë, me kalimin e kohës, zyrtarët e Trump nxitën retorikën e tyre luftarake ndaj Iranit; ka akuzuar në mënyrë të gabuar Teheranin për koordinimin me al-Kaidën; u tërhoq nga JCPOA; dhe vendosën sanksione shkatërruese, qoftë në formën e përleshjeve të vogla që kemi parë në javët e fundit ose refuzimin e kushteve të marrëveshjes bërthamore 2015.

Në fillim të majit, Bolton; një nxitës i i papenduar i luftës në Irak, i cili ka bërë thirrje për luftë me Iranin për gati dy dekada, njoftoi një ndërtim ushtarak në rajon për të kundërshtuar kërcënimet e supozuara nga Irani.

Ne duhet ta shohim rastin e fundit të Iranit për atë që është: hakmarrja ndaj provokimit të panevojshëm dhe të qëllimshëm të administratës së Trump.

Mundësia e luftës me Iranin është shumë e vërtetë.

Fatmirësisht duket se, për momentin, Trump po i mban premtimet e fushatës së tij për të kërkuar largimin e Shteteve të Bashkuara nga luftërat për Lindjen e Mesme përgjithmonë dhe të mos nisin ndonjë të re.

Për të luftuar përpjekjet e administratës Trump për të përshkallëzuar konfliktin me Iranin, duhet t’i bëjmë thirrje Kongresit të flasë më me forcë kundër luftës me Iranin dhe të miratojë legjislacionin e futur kohët e fundit që do të pengonte financimin për çdo luftë të paautorizuar.

Por natyrisht nuk ka garanci. Pyetja e vetme që mbetet është nëse një fushatë publike kundër luftës mund të sigurojë devijimin që do të kërkohet, apo kjo është një rrugë pa kthim.

Ben Armbruster është drejtor i komunikimit për Win Without War dhe më parë ka shërbyer si Redaktor i Sigurisë Kombëtare në ThinkProgress

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen