MENU
klinika

Kësaj here 'shembull i keq'

‘Lumë’ kritikash për Buffon/ Portieri ‘tradhëtohet’ nga foto!

20.06.2019 - 21:34

Gjithmonë një shembull për t’u ndjekur në fushë, por jo në timon…

Ish-portieri legjendar i Juventusit Gianluigi Buffon aktualisht në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën, është tradhëtuar nga një foto që ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Buffon duket qartë që nuk ka vendosur rripin e sigurimit ndërkohë që udhëton me një shpejtësi të madhe prej 155 km/h.

Ky fakt nuk ka kaluar pa u vëzhguar nga populli i ëebit i cili nuk e fal Buffon madje fansat e shumtë që kanë komentuar foton e portierit e kanë vendosur me shpatulla pas murit.

Shumë kritika për Buffon i cili duhet të tregojë klasin e tij si portier edhe në një situatë të tillë dhe duhet t’i “presë” të gjitha.