MENU
klinika

Orhan Pamuk: Si e shoh unë jetën

“Lumturia është prania e asaj(atij) që do”

05.06.2019 - 17:30

    Të lexosh një libër, shpesh do të thotë të marrësh një laps e të nënvizosh thëniet që të lënë pa fjalë, për t’u ngulitur në kujtesë si peizazhe brenda librit, që ti i sheh me sytë e mendjes, si fjalë që shpesh përfshijnë paragrafe të tëra.

 

 

 

 

Ndodh kështu edhe me librat e shkrimtarit turk, Orhan Pamuk, që nga kryevepra “Muzeu i pafajësisë”, libri që e bëri fitues të çmimit “Nobel” në letërsi, deri tek romanet: “Bora”, “Unë jam e kuqja” etj. Është tejet i veçantë stili i të shkruarit, subjekti, si edhe fjalët që Pamuk, zgjedh për t’i lënë te lexuesi si filozofinë e jetës përmes shprehjeve më pikante për jetën. Po veçojmë mes tyre, disa:

 

 

 

 

 

“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë, tek unë? Çfarë duhet të bëj, për të më dashur? – Ji vetvetja, – tha Ipeku”.

 

“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”.

 

“Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”.

 

“Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”.

 

“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”.

 

“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”.

 

“Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.

 

“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.

 

“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.

 

“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Gjergj Fishta me fjalët e fundit

“Jo për tjetër, por sepse po lë…”


80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!