MENU

Këtë javë vizitat mjekësore

Manchester United realizon ‘goditjen’ e dytë!

24.06.2019 - 20:08

Mbrojtësi 21-vjeçar anglez Aaron Wan-Bissaka pritet të jetë blerja e dytë e Manchester United në merkaton e verës, pas Daniel James.

“Goal.com” konfirmon se mbrojtësi i Crystal Palace do të jetë këtë javë në Manchester për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën e re.

United pritet të paguajë shumën e 50 milionë eurove për mbrojtësin e talentuar anglez, anëtar i kombëtares U-21.

Kjo shumë pritet të kënaqë edhe skuadrën e Palace, që në këtë mënyrë do të “hapë krahun” dhe do të lërë të lirë lojtarin.

Wan-Bissaka luan prej dy sezonesh në Premier League me Crystal Palace, i ardhur nga ekipet e akademisë së këtij klubi. Në total, ai ka luajtur 42 ndeshje në Premier League (35 takime këtë sezon), por nuk ka shënuar asnjë gol

Lojtari do të jetë mbrojtësi i djathtë i kërkuar nga trajneri Solskjaer, të cilit United do t’i ofrojë një kontratë deri në vitin 2023. Pra, një vit më shumë nga kontrata aktuale që Wan-Bissaka ka me Crystal Palace (2022).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN