MENU
klinika

Foto

Marina shtatzënë? Ky veprim na shtoi dyshimet…

18.06.2019 - 12:01

Marina dhe Getoari kanë qenë gjithmonë në vëmendjen e medias që në fillimet e lidhjes së tyre.

Në fillim nisën aludimet nëse ishin apo jo të lidhur. Kjo, sepse të dy nuk po e pranonin edhe pse shiheshin shumë herë bashkë. Pasi më në fund u pranua çdo gjë, menjëherë morën pëlqimin në masë të fansave.

Çifti ka tashmë dy vite të martuar.
Që atëherë, kanë parapëlqyer të tregohen mjaft të rezervuar për jetën e tyre personale, ndonëse herë pas here publikojnë imazhe bashkë.

Por, kjo nuk do të thotë se lajmet në lidhje me ta morën fund.

Së fundmi, lajmet kanë shtuar interesin për të ditur nëse do kemi një shtatani të Marinës.

Marina dhe Getoari kanë zgjedhur ta nisin verën me disa ditë pushimi në qytetin- simbol të motit të vranët: Londra.

Çifti po qëndron në një suitë të stilit klasik të arredimit, ose më mirë të themi i stilit mbretëror, duke qenë se janë pranë pallatit të Kensingtonit.

Pushimet luksoze çifti i celebroi në Instagram duke publikuar një foto në limuzinë, ku duket Marina e cila është shtrirë në prehrin e Getoarit, teksa qeshin të dy me të madhe.

Fotoja u publikua nga Marina, bashkë me dy zemra në përshkrim. 

Por, ajo çfarë nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit ishte se si Getoari ashtu edhe Marina i mbajnë duart tek barku i saj.

Kjo ka shtyrë shumë njerëz të aludojnë në komente se kjo është një mënyrë për të paralajmëruar beben e parë për çiftin.

Javën e kaluar, Getoari publikoi një foto me Marinën që na kujtoi foton e tyre të parë bashkë në Instagram.