MENU
klinika

Foto

Martohet në fshehtësi vajza e Arnold Schwarzenegger

10.06.2019 - 11:03

Në fshehtësi të plotë, vajza e aktorit të njohur Arnold Schwarzenegger, Katherine dhe partneri i saj, Chris Pratt kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Gjithçka u zhvillua në një ceremoni private në Kaliforni .

Lajmin e martesës e ka dhënë vetë dhënë vetë çifti me anën e një fotoje të postuar në rrjetet sociale.

“Dje ishte dita më e bukur e jetës sonë. Ne u bëmë burrë e grua përpara Zotit, familjes sonë dhe njerëzve që duam. Ishte intime dhe emocionuese. Ne ndjehemi të bekuar që do të nisim një kapitull të ri në jetën tonë. I jemi shumë mirënjohës familjes dhe miqve tanë që qëndruan me ne dhe mirënjohës zotit Giorgio Armani që krijoi fustanin e Katherine dhe për mua këtë kostum”, kanë shkruar të dy në në Instagram.

Katherine SchWarzenegger dhe Chris filluan të njiheshin me njëri-tjetrin gjatë verës së 2018-tës dhe në janar të këtij viti u fejuan.