Pasi Trejsi Sejdini ofendoi Encën disa muaj më parë dhe Enca ia ktheu kusurin.
Roza Lati gjithashtu është përfshirë në këtë çështje duke bërë mbrëmjen e djeshme një seri të gjatë Insta Story-sh ku ironizonte e madje ofendonte këngëtaren.
Tani është Enca ajo që ka reaguar sërish në lidhje me këtë çështje.
Në orët e vona të mbrëmjes, këngëtarja ka postuar një video ku shfaqet duke kënduar këngën e saj të re dhe ka përzgjedhur pikërisht vargjet “Ti je xheloze për mua!” Auuuch…
“Je fundi i bishtit të kavallit!” Pas ofendimeve të Roza Latit, reagon Enca dhe fut në mes xhelozinë.
Dhe si të mos mjaftonte teksti i këngës, ajo gjithashtu ka shkruar: “Mund të gjesh veten këtu zemër.”
Shkurtimisht, Encës duket se nuk i kanë bërë përshtypje fjalët e Roza Latit e cila përtej ironive në lidhje me pamjen e karrierën e Encës, zbuloi për herë të parë se ishte e zgjënjyer nga këngëtarja për faktin se ishte ajo që e kishte ndihmuar me promovimin në hapat e parë të karrierës dhe sapo Enca ishte bërë e famshme, nuk kishte shkelur më në emisionin e saj.
Moderatorja bëri të ditur se projekti i saj më i ri titullohet “Bukë me vete” dhe pjesë e tij do të jetë gjithashtu dhe ish-Miss Universe Albania Trejsi Sejdini, si dhe një tjetër bukuroshe, emri i së cilës nuk është zbuluar ende.