MENU
klinika

"Kjo ditë, një mësim historik..."

Me treçerekshe dhe çorape të gjatë, Rama para kutisë së votimit

30.06.2019 - 09:38

Ai njihet për stilin e tij sportiv dhe të veçantë, por si sot ditën e votimeve të 30 qershorit nuk e keni parë asnjëherë më parë.

Kryeministri Rama mban veshur një xhaketë, shoqëruar me pantallona treçerekshe dhe çorape të gjata pak poshtë gjurit.

Po ashtu pas nuk mbetet as bashkëshortja Linda, e cila shfaqet sportive dhe me kapele në kokë.

Rama tha se kjo ditë është një mësim historik për t’i mësuar partive politike se kush tenton t’i marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër përveç dështimit.

“Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do i japë të gjithëve se sa vota që është e fshehtë. Kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe kush tenton t’i marrë populli sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër përveç dështimit.

Sot është e rëndësishme që çdo qytetarë të votojë dhe të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Këto zgjedhje janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për gjithë fëmijët tanë. Unë jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh çka historike dhe është një mësim që nuk harrohet kurrë dhe kurrë më interesat e një pale dhe hesapet e politike nuk do të mund t’i bien ndesh interesave të popullit”, tha Rama.

Në fund Rama refuzoi të përgjigjet lidhur me dekretin e presidentit për datën e re të zgjedhjeve më 13 tetor duke i kërkuar gazetarëve t’i hapin rrugën por edhe duke bërë një paralelizëm me kohën e komunizmit duke thënë se tashmë mund të ta zënë rrugën kur je në rrugën tënde dhe ti thjesht lutesh që të të lënë të kalosh.

“Akoma nuk e mësuar që rruga nuk i zihet aksujt që është në rrugën e vet. Ja dallimi madh mes të shkuarës dhe të tashmes, unë po ju lutem të më hapni rrugën”, përfundoi Rama.