MENU

Përfundon mbledhja e kryesisë PS

Meta “trazon” ujërat, Rama kërkon takim me ambasadorët

10.06.2019 - 10:11

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila ka nisur që prej mëngjesit ka përfunduar.

Mësohet se në këtë mbledhje, kryeministri Rama ka kërkuar takim me ambasadorët e Bashkimit Europian.

Ky takim pritet të mbahet në orën 11:00 dhe do të mbahet në kryeministri.

Takimi do të bëhet në kryeministri, dhe vjen pas konferencës së Presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, duke i anulaur pa afat dhe duke kërkuar caktimin e një date të re me marrëveshje politike.