MENU
klinika

Braziliani pranë divorcit me Barcelonën

‘Mirupafshim Barça’/ Coutinho zgjedh ekipin e ri!

16.06.2019 - 22:45

Tashmë martesa mes Philippe Coutinho dhe Barcelonës është drejt fundit.

Braziliani, gjatë sezonit të fundit ka ofruar një performancë plot oshilacione, mes ulje-ngritjeve, shumë larg pritshmërive të klubit.

Një aventurë për të cilën më në fund, drejtuesit e klubit katalanas duket se janë bindur që të lënë brazilianin të largohet gjatë merkatos së verës.

Fantazisti brazilian, mes pretendentëve të shumtë, duket se ka shprehur preferencën e tij.

Sipas raportimeve të tabloidit britanik “Express”, Coutinho ka evidentuar te Chelsea zgjidhjen më të përshtatshme për veten e tij.

Gjithsesi, mbetet një problem serioz: Blutë e Londrës nuk mund të bëjnë blerje në merkato për shkak të bllokadës së vendosur nga FIFA.

Një faktor ky që po shtyn PSG dhe Manchester United të qëndrojnë vigjilentë për të rrëmbyer Coutinhon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi kërkon revolucion

Messi ‘largon’ 6 lojtarë nga Barcelona!


Ndeshja Poloni-Shqipëri

Mesazhet që mori Silvinjo

Milani i ofron kontratë të re

Zlatan Ibrahimovic si vera

Vdekja në harrim dhe varfëri

Shërbyesja që ndryshoi botën e sportit!

Dy ndeshjet që zhvillohen në qershor

Kombëtarja detyrim gjashtë pikët