MENU
klinika

Ndërroi jetë pak ditë më parë

“Mos e harro një gjë”/ Loredana dedikim prekës babait!

02.06.2019 - 13:10

Sikur të mos mjaftonin problemet me ligjin për skandalin e mashtrimit të parave, Loredana ka përjetuar edhe një tragjedi.

Me 30 maj, reperja dha lajmin se babai i saj kishte ndërruar.jetë.

Nëpërmjet disa postimeve ajo preku të gjithë fansat me fjalët e saj, ndërkohë që ditën e djeshme reperja i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj.

Këtë ajo e ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram ku shihen shihen familja e artistes bashkë pranë varrit të të ndjerit,

“Faleminderit baba. Jemi 10 vëllezër e motra, dhe e kemi nënë më të mirë. Ne sot qëndruam te varri yt për të të dhënë lamtumirën. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë kur bëhet fjalë për familjen dhe këtë do ta bëj”, ka shkruar ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN