MENU
klinika

Suedezi shënon perlën e radhës

Mosha është thjesht një numër për Ibrahimovic!

03.06.2019 - 19:37

Zlatan Ibrahimovic nuk i humbet asnjëherë aftësitë e tij dhe kur bëhet fjalë për supergola ai ngelet një specialist.

Ibra duket se nuk po e ndjen kalimin e viteve, ndërkohë që tashmë është kthyer në personazhin kryesor të kampionatit amerikan, MLS.

Suedezi dhuroi një tjetër magji, duke shënuar një gol të pabesueshëm për Los Angeles Galaxy, me roveshatë.

Megjithatë, perla e Ibrës nuk mjaftoi sepse Galaxy u mund 2-1 në shtëpi nga New England Revolution, pavarsisht se  Ibra i vetëm justifikon biletën dhe bën të harrohet rezultati.

Përveç kësaj, Galaxy është në pozita mjaft të mira në renditje dhe do të shkojë pa probleme në playoff.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një emër i madh pason Gegën

Partizani gjen trajnerin e ri!

Serbi prek çerekfinalen

Djokovic e kthen në stërvitje!