MENU
klinika

Shkatërron vreshta dhe ullishta

Moti i keq bën “kërdinë” në Elbasan

01.06.2019 - 20:51

Në rajonin e Elbasanit moti i keq dhe stuhitë me breshër kanë shkatërruar masivet me qershi, vreshta dhe ullishta në disa zona.

Vetëm 30 minuta stuhi është dashur që të shkaktohen dëmtime të mëdha në prodhim.

Dëme më të shumta ka pasur në Njësinë Administrative Labinot-Fushë.

Autoritetet e zonës kanë vënë në dijeni për këto reshje dhe pasojat e saj edhe agjencinë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes dhe bimëve si edhe Shtabin e Emergjencave në Prefekturë, me qëllim verifikimin e dëmeve në terren.

Madje mësohet se breshëri ka dëmtuar shumë xhama makinash si edhe panele diellore.

Dëme të pakta raportohen në fshatrat Godolesh , Labinot dhe Bixelle.