MENU
klinika

Problemet me buxhetin

Mund ta shmangë Italia ndëshkimin e BE-së?

10.06.2019 - 18:26

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Matteo Salvini tha të hënën në një konferencë shtypi në Milano “Ne nuk kemi nevojë të kërkojmë para nga gjermanët, spanjollët apo Luksemburgët për para. Ne duam të përdorim paratë e popullit italian”.

Qeveria italiane synon me çdo kusht të shmangë sanksionet financiare nga Bashkimi Europian. Ato mund të vendosen nëse vijon shkelja e rregullave të borxhit nga plani i zv./kryeministrit Matteo Salvini për të ulur taksat. Nëse Italia penalizohet, pasojat do të vihen re në tregjet financiare.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, thotë se përparësi e qeverisë së tij do të jetë shmangia e sanksioneve europiane. Deklaratat e tij u bënë të hënën gjatë një interviste për të përditshmen “Corriere della Sera”, nëpërmjet të cilës i dërgoi dhe një mesazh të fortë partnerit më të rëndësishëm të koalicionit qeverisës, zv./kryeministrit dhe udhëheqësit të partisë Lidhja, Matteo Salvini.

 

“Ne rrezikojmë të gjithë të largohemi nga qeverisja, unë i pari,” tha kryeministri, duke theksuar se “shtimi i borxhit duhet të shmanget me çdo kusht.”

Nëse Italia vijon të shtojë borxhin publik atëherë agjencitë e kreditimit do të ulin vlerësimin për aftësinë e pagesave të Italisë dhe kjo do të tronditë tregjet financiare.

“Unë nuk mund dhe nuk dua të marr përsipër një përgjegjësi të tillë,” tha Conte.

Kryeministri i bëri thirrje Salvinit por edhe zv./kryeministrit tjetër, Luigi Di Maio, që të lejojnë ministrin e Ekonomisë Giovanni Tria të ndërmjetësojë me Brukselin.

Salvini

Deri tani, Salvini synon të thyejë rregullat e BE-së për borxhin publik dhe limitet e deficitit duke përparuar planin e tij për uljen e taksave.

Ai fitoi thellë në zgjedhjet europiane muajin e kaluar si dhe shënoi arritje të tjera gjatë zgjedhjeve vendore.