MENU
klinika

Zhgënjen tifozët e Romës!

Mungon zyrtarizimi/ De Rossi zgjedh destinacionin e ri!

28.06.2019 - 16:44

Pasi Roma i dha duart, u mendua se Daniele de Rossi në Itali nuk do të qëndronte më dhe do të ndryshonte destinacion pas një jete me verdhekuqtë. 

Por, gjërat kanë ndryshuar dhe Fiorentina e Rocco Commisso e ka shumë seriozisht!

Javën e shkuar, Daniele Prade dhe Vincenzo Montella,  kanë biseduar me De Rossin, duke i ilustruar projektin teknik dhe duke i propozuar një rol udhëheqësi në revolucionin teknik.

Zgjidhja e Firences është edhe ajo e preferuar nga familja, duke qenë një qytet pranë Romës. Kontrata? Vjetore, me opsion për sezonin e dytë. Vjollcët parakalojnë të gjithë, nga Milani te Atalanta, Boca Juniors e kështu me rradhë.

Daniele de Rossi do të jetë futbollisti i ri i Fiorentinas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy lojtarë të shumëkërkuar!

Shkëmbim i bujshëm Juventus-Roma!