MENU
klinika

Reagimi

“Na shkëpusni nga Shqipëria!”/ Rama i ‘çuditur’ me Pendarovskin

15.06.2019 - 14:52

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, që i ka kërkuar BE shkëputjen nga Shqipëria në procesin e diskutimin për zgjerimin dhe hapjen e negociatave.

Me një shënim në llogarinë e tij në Twitter, Rama e quan të çuditshme një qasje të tillë, duke kujtuar “kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik”.

  • Reagimi i kryeministrit Rama:

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”

Kujtomë se presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, kërkoi që vendi të trajtohet i “veçuar” nga Shqipëria fqinje.

Druajtja e tij është se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen në qershor atëherë “paketa dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë.

“Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi ‘veçuar’“, thotë ai.

Në një intervistë e Euractiv, Pendarovski kujton se procedura e “decouplage” është përdorur dy herë të tjera në dëm të Maqedonisë, në vitin 2011 kur u shkëput nga Mali i Zi dhe në 2013 kur u shkëput nga Serbia, ku kjo e fundit përfitoi hapjen e negociatave dhe Shkupi jo për shkak të problemit të emrit me Greqinë.

“Në të dyja rastet, ishte një lajm i madh për rajonin që ata hapën bisedimet. Por tani ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, kemi nënshkruar marrëveshjen me Greqinë, e cila ishte një mrekulli politik”, tha presidenti.

Pendarovski gjithashtu tha se vendimi për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shkupin mund të vonohet deri në shtator, pasi Bundestagu Gjerman do të debatojë zgjerimin vetëm pas pushimeve të verës. Ai shprehu shqetësim se kjo mund të jetë tepër vonë, pasi konteksti politik në Ballkan mund të ndryshojë muajt e ardhshëm dhe të krijojë probleme të reja.

“Euractiv” shkruan se ndërsa Maqedonia Veriore do të bashkohet me NATO-n “ose në dhjetor, ose në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, më së voni”, perspektivat e saj për në BE është ende e pasigurt.