MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Ndau Mitrovicën, sot 5 vite nga heqja e barrikadës

17.06.2019 - 10:22

Sot shënohen 5 vite nga heqja e barrikadës që ndau qytetin e Mitrovicës.

Natën e 17 qershorit 2014 u largua barrikada mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.

Kjo barrikadë ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës” dhe u hoq po nga ata pa u shënuar asnjë incident.

Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.

Heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh ka ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy ekskavatorë që kanë ardhur nga veriu.