MENU
klinika

Gjobë shembullore

Ndërpreu finalen e Championsit/ Modelja e pëson keq!

05.06.2019 - 21:30

Kinsey Wolanski u bë e famshme brenda disa sekondash, teksa pushtoi fushën e lojës në finalen e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham.

Biondja bukuroshe bëri xhiron e botës, për shkak të mënyrës se si ishte veshur dhe sidomos sepse bëri publicitetin e një kanali që zotëron i fejuari i saj, Vitaly Zdorovetskiy (Vitaly Uncensored).

Kjo gjë u bë virale në rrjetet sociale teksa ajo arriti të kapte deri në 3 milion ndjekës në Instagram, nga 350 mijë që kishte përpara pushtimit të fushës.

Por, menjëherë, Instagram i bllokoi dhe fshiu llogarinë, pas ankesave edhe të UEFA-s.

Bukuroshja Kinsey u gjobit edhe me 5 mijë euro për shkelje të rregullores, ndërsa i dashuri saj që edhe filmoi atë  u dënua me 15 mijë euro pasi nuk lejohej të hynte në stadium.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dramë dhe emocione në Itali

Zona Champions është zikaltër!