MENU
klinika

INSTAT

Ndërtimi vijon rritjen, indeksi shitjeve u rrit me 4. 4 %

19.06.2019 - 18:17

Ndërtimi ka vijuar rritjen duke shënuar shifra pozitive si përsa i përket shitjeve neto, prodhimit dhe numrit të të punësuarve.

Ndërkohë që rritja e pagave ka qenë në ecuri modeste. Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, raportojnë një ecuri pozitive të indekseve edhe në industri ndërkohë që energjia elektrike, gazi dhe avulli kanë ecur në drejtim të kundërt duke regjistruar rënie si në shitje edhe në prodhim.

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT raportoi se indeksi i shitjeve neto pwr produktet industriale shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lidhur me këto sektorë Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 39,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të kemi rritje nominale 6.1%?

“Kurthi” i deflatorit