MENU
klinika

Forca të shumta rrethojnë Ksamilin

Në helikopter/ Rama nis takimet në jug

21.06.2019 - 18:27

Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë fundjave në Jug të vendit ku do të zhvillojë takime në kuadër të fushatës elektorale në Ksamil, Butrint, Sarandë e Delvinë.

Në mbrëmje Rama do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit. Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter.

Sipas raportimeve, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit.

Ndërkohë që një helikopter tjetër vëzhgon zonën.

Ndërkaq forca të shumta policia kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës.