MENU
klinika

Gjëma e shqiptarit

Vatikani mban dokumentin e rrallë shqip të vitit 1881

21.06.2019 - 13:48

 Zbulimi i Mark Palnikaj, shkrimi në alfabetin e shqipes, 27 vjet përpara Kongresit të Manastirit më 1908, është zbuluar një shkrim që i dërgohej Vatikanit. Relacioni flet për një ngjarje të rëndë, që ka të bëjë me përpjekjet e të krishterëve për të mos u kthyer në myslimanë, sipas shqiptarja.com.

Është i shkruar në formën e një si urdhri të prerë dhe një reagimi ndaj një dukurie të konsoderuar si gjëmë të madhe, duke e shoqëruar me një mallkim të fortë në gjuhën shqipe:

 

 

 

“Kush ep çiken n’turq, asht i djegun e i pjekun e i dalun”!!!

Një dokument i vitit 1881, i zbuluar në Arkivin e Françeskanëve, nga studiuesi dhe kërkuesi i palodhur, Mark Palnikaj, flet më shumë sesa historia që kemi shkruar deri më sot, për shkrimin e shqipes në alfabetin e saj. Dokumenti daton 27 vjet përpara sesa të shpallej ky alfabet, nga Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 1908-ën.

Mark Palnikaj, ka gjetur dhjetëra dokumente për historinë dhe kulturën shqiptare të shkruara në latinisht, në periudhën e pushtimit osman të Shqipërisë. Ka gjetur dhe dokumente të shkruara në gjuhën e latine, apo në gjuhën shqipe me alfabet latin, por dokumentet e gjetura në alfabetin e gjuhës shqipe përpara se të themelohej ky alfabet janë të rralla.

 

 

 

 

Dihet se para Kongresit të Manastirit, shqipja është shkruar me disa variante nga rilindësit tanë, derisa në unifikimin e alfabetit, por shkrimi në dokumentin e zbuluar nga Mark Palnikaj është pikë për pike, si alfabeti i shqipes i shpallur më 1908-ën, në Kongresin e Manastirit.

Mark Palnikaj, rrëfen se dokumenti i zbuluar është një relacion që i dërgohet Vatikanit, rreth një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Nikaj, në vitin 1881. Palnikaj, na njeh me dokumentin në origjinal, që po e paraqesim të shkruar edhe të përkthyer:

 

Dokumenti origjinal, që vjen në italisht dhe shqip”

“Memorie Varie

Alla mia venuta trovai otto fanciulle vendute al turco, ne salvamo quatro e quatro andarono perdute. Allora in una adunanza di tutte Nikaj a Rescpe pregai la tribu a fare la leggie all’intiera.
L’Alfiere Bash Bairami all’intiera addunanza dicendo: Kush ep çiken n’turq, asht i djegun e i piekun e i dalun. Sicurta sono quelle della chiesa. Ma questi semibarbari popoli avendo piu a cuore il denaro che la propia religione e meglio l’anima propia, tre case fissare non volare stare alla legge, e tutte tre le feci bruçiare dalla tribu..”

 

 

 

Dokumenti i përkthyer në shqip:

“Ngjarje me rëndësi”

Kur unë erdha këtu, gjeta tetë vajza të shitura tek turqit, ne shpëtuam katër, kurse katër i humbëm. Atëherë në një mbledhje të të gjithë fisit Nikaj në Rreshpe, iu luta fisit që të bënin një urdhëresë të brendshme. Bajraktari Bash Bajrami, me urdhër të brendshëm, është deklaruar: Kush jep vajzën te myslimanët, është i djegur dhe i pjekun dhe i nxjerrë jashtë fisit. Garanci për këtë, është kisha. Por, këta popuj gjysmë barbarë kanë më për zemër paratë sesa fenë e tyre dhe më mirë sesa shpirtin e vet, tri shtëpi fiksuen mos me e zbatue vendimin dhe të trija këto shtëpi u dogjën nga fisi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy atdhe, një histori më dysh...

“Moj e bukura More…” Arbëreshët në UNESCO?

“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale