MENU
klinika

"Do bëji gjithçka"

Negociatat me M.Veriut/ Juncker: S’ka pajtim brenda BE!

05.06.2019 - 09:08

“Nuk ka pajtim midis vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut”, kështu është shprehur presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Ai theksoi se do të bënte gjithçka që është në dorën e tij për t’i bindur këto vende.

“Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i bindur ato “, tha Juncker.

Presidenti i KE-së, priti kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Juncker theksoi se Komisioni e ka bërë të qartë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e mundshme dhe se tani i mbetet Këshillit të BE-së që të mbajë pjesën tjetër të premtimit.

Zaev nga ana e tij i kujtoi bashkëbiseduesit evropian se vendi i tij kishte detyra të qarta, të cilat i ka përmbushur, dhe se tani pret që pala evropiane të tregojë mirëkuptim.

Hapja e negociatave është një garanci unike për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe një impuls reformash në Maqedoninë e Veriut, me efekte pozitive në të gjithë rajonin“, tha Zaev.