MENU
klinika

Francezët 'makineri' talentesh

Nga Benzema tek Pjanic/ Formacioni i yjeve nga Lyon!

13.06.2019 - 21:20

Lyon është një fabrikë lojtarësh të mëdhenj dhe këtë e ka vërtetuar me emrat që kanë dalë në skenë ndër vitet e fundit.

Shumë prej tyre kanë arritur majat me klubet e tyre e një pjesë e madhe suksesin e ruajnë edhe sot.

“Marca” ka sjellë formacionin më të shtrenjtë të prodhuar nga klubi francez, ku i fundit që u largua ishte Ferland Mendy, që kaloi tek Real Madrid për 53 milionë euro.

Me Mendy dhe Lacazette, 11-shja tashmë ka një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues krahu. Lloris ishte përgjegjës për portën, i cili kaloi nga Lyon tek Tottenhamin për 12.6 milionë euro.

Tre pozicinet e tjera të mbrojtjes mbahen gna Diakhaby (Valencia për 15 milionë), Lovren (tek Southampton për 10 milionë) dhe Umtiti (nga Barcelona me 25). Qendra e mesfushës formohet nga Toulalan (tek Malaga për 11 milionë euro), Pjanic (11 milionë euro tek Roma) dhe Tolisso (41.5 milionë euro të paguara nga Bayern).

Në sulm, Lacazette (53 mln euro tek Arsenal)do të shoqërohej nga Ben Arfa (ai shkoi për 12 milionë tek Marseille) dhe Benzema (për 35 milionë tek Real Madrid). Një sulm në të cilin mund të jetë edhe Mariano, i cili u shit për 21.5 milionë euro tek Real Madrid.

Kjo 11-shje kap shifrën e 280 milionë eurove, të cilat madje mund të duken të lira, sepse lojtarët si Lloris, Umtiti, Pjanic apo Benzema sot do të kushtonin shumë më tepër se sa kushtonin në atë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


10 blerjet më të shtrenjta në futboll

Transferimi i Hazard hyn në historinë e Real Madrid!