MENU

Vlerat ushqyese

Nga tretja e deri te kockat, një pjeshkë për shëndetin tuaj!

14.06.2019 - 21:11

Nëse ka një frut që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë, ai është pjeshka.

Pjeshka, e konsideruar si simboli i jetëgjatësisë, e ka origjinën nga Kina, ku dhe është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Është e pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë qelizat nga dëmtimi, duke zvogëluar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.

Një pjeshkë e madhësisë mesatare siguron më shumë se 9% të fibrave që ju nevojiten çdo ditë për të parandaluar kapsllëkun.

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të pH-it në gjak.

Ato po ashtu përmbajnë edhe bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.

Nuk duhet harruar as që pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe ndikon në forcimin e imunitetit dhe në shëndetin e lëkurës.

Pjeshkat janë të pasura gjithashtu në kalium, lëndë ushqyese kjo që balancon efektet e një diete të lartë në kripë. Kaliumi ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut, si dhe rrezikun për zhvillimin e gurëve në veshka dhe humbjes kockore. Duhet të merrni rreth 4700 miligramë kalium çdo ditë. NJë pjeshkë ka shumë se 250 miligramë.

Po aq të ëmbla sa janë, pjeshkat mund të mbrojnë edhe dhëmbët pasi kanë fluorid. Ky mineral ndihmon në largimin e mikrobeve në gojë që mund të shkaktojnë kavitete.

Sekretet që mjekët nuk i tregojnë

Hilet që do t’ju përmirësojnë shëndetin

Ja cilët janë shkaktarët kryesor

Pse sot ka kaq shumë divorce?

Dhe për të ruajtur rininë e përjetshme

7 mënyra të sigurta për të pastruar zorrët tuaja

Ja gabimet e pafalshme që bëjmë

Mendojmë se pastrojmë shtëpinë, por jo…

Zbuloni arsyjet e veçanta pse…

Të gjithëve mund të ju ndryshojë ngjyra e syve