MENU
klinika

Lojtari zikaltër shtang Romën

‘Ngrin’ marrëveshja Dzeko-Inter!

26.06.2019 - 22:12

Marrëveshja e Interit për të blerë Edin Dzekon është në rrezik pasi raportohet se Edoardo Vergani ka refuzuar një transferim te Roma së pjesë shkëmbimi.

Sipas Corriere dello Sport, negociatat për sulmuesin boshnjak po vazhdojnë, por kanë marrë një tjetër goditje të papritur pasi lojtari i të rinjve Vergani ka refuzuar kalimin në “Olimpico”.

Ai ishte shumë poshtë në listën e lojtarëve që Roma kishte kërkuar si pjesë shkëmbimi për marrëveshjen, por të gjithë të tjerët janë përjashtuar për arsye të ndryshme.

Tani 18-vjeçari që luan në qendër të mbrojtjes mesa duket kërkon të shkojë te Sassuolo ose Fiorentina, pretendon FCInter1908, ku mendon se do të ketë më tepër mundësi për të luajtur.

Inter tani ka mbetur me 10 milionë euro dhe pa lojtar për t’i dhënë Roma-s si pjesë shkëmbimi.