MENU

Hotelet në “sitën” e tatimeve

Nis kontrolli nga task-forca, në fokus bregdeti!

24.06.2019 - 18:01

Nga sot të gjitha hotelet dhe njësitë e tjera akomoduese do të kalojnë në sitën e një task-force të ngritur për këtë qëllim, me qëllim që të garantohet një sezon veror më të sigurt dhe cilësor për pushuesit.

Task Forca e turizmit, e cila ka në përbërje përfaqësues nga disa institucione, deri më datën 20 Korrik do të jetë në terren dhe do të verifikojë kushtet e lejeve mjedisore në rastet e strukturave akomoduese, por jo vetëm, respektimin e zonave ku duhet të ketë rojë sigurie, kufizimin e zonave ku lejohet notimi dhe lëvizja e mjeteve të shpejtësisë, menaxhim korrekt nëpërmjet hapësirave publike dhe private të stacioneve të plazhit si dhe do të kërkojë me rigorozitet respektimin e zhurmave, përmes një plani të detajuar.

Fokusi do të jenë të bregdet, por nuk përjashtohen edhe zonat e tjera. Në të gjithë vendin janë rreth 3800 struktura akomoduese.

Ndërsa janë të kategorizuara në hotele, dhoma private apo bujtina, ku në fokus do të jenë më së shumti hotelet e mëdha të cilat kanë edhe përgjegjësi për zonën përreth. Ministria e Turizmit pret që ky vit të mbyllet me 6.6 milionë turistë, apo 600 mijë më shumë se një vit më parë.

Gajtë muajti prill kaluan në sitë rreth 14 mijë biznese, bar-restorante. Në kuadër të luftës kundër informalitetit administrata tatimore kreu kontrolle në rang vendi në bar-restorante. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Enton Duro deklaroi para nisjes së aksionit se janë rreth 14 mijë tatimpagues që do të skanohen dhe do të ndërgjegjësohen në lidhje me zbatimin e detyrimeve tatimore. Në të gjithë vendin që prej së mërkurës do të nisin kontrolle në të gjitha subjektet që operojnë si bar-restorante.

Nisma vjen pas konstatimit se ky sektor shihet më me risk sa i përket mosdeklarimit të faturave të shitjes. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Enton Duro u shpreh se janë rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori që do të skanohen.

“Është përzgjedhur sipas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk me përmbushje formalizimi i të cilit lidhet ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia dhe shërbimet. 14 mijë tatim pagues të këtij sektori do të asistohen nga drejtoria e tatimeve që të përmbushin detyrimet e tyre tatimore.

Tatimpaguesit e këtij sektori të përzgjedhur në këtë fushatë shtrihen në mbarë vendin. Ata do të vihen në dijeni në mënyrë të personalizuar mbi treguesit e tyre të deklarimit jo korrekt, të përzgjedhur nga moduli i riskut, duke i ndërgjegjësuar mbi problemet shkaqet dhe problemet, shkaqet dhe pasojat që sjellin deklarimet e pasakta.

Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin tuaj për të vetëdeklaruar”-tha Duro për mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN