MENU
klinika

Historia 5-vjeçarit

Një gungë në qafën e Mikelit, ishte kancer

22.06.2019 - 13:55

Kur Mikeli ishte vetëm pesë vjeç, ai dhe dy motrat e tij e humbën nënën e tyre nga kanceri.

Pas vdekjes së nënës për fëmijët u kujdes gjyshja e tyre, Zana.

Në vitin 2009, ajo zbuloi një gungë në qafën e Mikelit, e cila fillimisht u diagnostikua nga mjekët si një nyje limfatike e zgjeruar.

Dy muaj më vonë, kur gunga ishte ende atje, Zana e çoi Mikelin përsëri te mjeku ku u diagnostikua me Karcinoma Medullare Tiroide, një kancer tiroide specifik i shkaktuar nga një mutacion gjenetik dhe fatkeqësisht, i njëjti kancer që kishte humbur nënën e tij vetëm katër vjet më parë.

Mikeli iu nënshtrua një operacioni. Nuk kishte një ilaç të ri në dispozicion; megjithatë, tumoret e tij ishin shumë të vegjël për të përdorur medikamente.

Për rreth një vit pas operacionit Mikeli nuk shfaqi probleme. Familja e tij u shkatërrua kur mësoi se tumoret e Mikelit ishin duke u rritur me një ritëm shumë të shpejtë.

Mjekët iu referuan menjëherë Institutit Kombëtar të Kancerit.

“Në një kohë kaq të vështirë dhe me një kancer kaq agresiv, u ndjeva shumë e dekurajuar kur bëmë vizitën e parë”, thotë Zana.

“Por mjekët punuan së bashku dhe na dhanë shumë shpresë.”

Mikeli takoi dikë në spital me të njëjtën gjendje, që i dha Zanës një shpres më të madhe për shërimin e tij.

“Qëndrimi në klinikë na lejon të jemi shoqërore. Unë mund të ulem në kuzhinë me një prind tjetër që po bën kafe dhe ne flasim me njëri-tjetrin si dhe të jemi miq të përjetshëm”, thotë Zana.

Për familjen e Mikelit, qëndrimi dhe trajtimi në klinikë lehtësoi frikën e tyre dhe gjetën ngushëllim në sistemin unik të mbështetjes që vjen nga të folurit me familjet e tjera që kanë vështirësi të ngjashme.

Aty fëmijët shohin filma vizatimorë, luajnë së bashku, të gjallë me të qeshura dhe pa menduar për kancerin.

Për Zanën dhe familjen e saj të shohi Mikelin të qetë dhe të lumtur, është një bekim.