MENU
klinika

Romain Gary-shkrimtari&diplomati

“Një qenie njerëzore ‘par excellence”

03.06.2019 - 14:25

   Romain Gary, i vetmi shkrimtar francez që ka marrë dy herë çmimin “Goncourt”, pas tridhjetë vjet nga largimi i tij, së fundmi hyri në koleksionin prestigjioz të Plejadës. Fliste rusisht dhe jidish si gjuhë amtare, kishte përvetësuar si duhet polonishten (Vilna, ku Gary u lind në vitin 1914, ishte pjesë e Polonisë midis viteve 1921 dhe 1939). E njihte gjermanishten, sepse e mësoi atë në shkollë, por gjithashtu çmimin e parë letrar e fitoi me krijimtarinë franceze, madje në rininë e tij të hershme kishte shkruar romane të panumërta në frëngjisht, tashmë të humbur. Gary aviator, heroi i luftës, ambasadori, gjuetari i thesareve, joshësi i papenduar, do të bashkohet me gjeneralin dë Gol në Angli, pasi ikën nga Bordo nëpërmjet Algjerisë, Kazablankës dhe Glasgout. Puna e tij do të ndjekë këtë rrugë gjeografike dhe intelektuale, që do t’i sjellë rezistencë ndaj një karriere si diplomat. Me “Rrënjët e qiellit” mori çmimin e parë “Goncourt” në vitin 1956 dhe bëhet i njohur për publikun e gjerë. Shkroi dhjetëra romane me pseudonime të ndryshme (Romain Gary, sigurisht, por edhe Fosco Sinibaldi ose Shatan Bogat). Ndërsa nën emrin e Emile Ajar, ai merr çmimin e dytë “Goncourt” në vitin 1975 me veprën “Jeta para tij”.

 

 

 

 

 

Ishte një qenie paradoksale – kontradiktor, i pakapshëm, e pamundur për ta gjetur dhe njëkohësisht një qenie njerëzore par excellenceShkrimtar i cili kërkonte ta impononte me çdo kusht emrin e tij, mirëpo më pas fshihej pas pseudonimeve, mbrojtës i natyrës, por në revoltë të përhershme ndaj ligjeve të saj, humanist i madh, por skeptik, mosbesues karshi thuajse çdokujt, veshur me pamjen e një maçoje, por që ngrinte zërin kundër shtypjes së grave…  

Në pllakën përkujtimore të vendosur para shtëpisë së tij është shkruar: “Këtu ka jetuar Roman Gary, luftëtar i çlirimit, shkrimtar dhe diplomat nga viti 1963 e deri sa vdiq më 2 Dhjetor 1980”. Pikërisht këtu, Romain Gary kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij, dramat e shumta dhe jetën boheme, netët e pagjumta pranë skrivanisë së tij, sfilitjet shpirtërore dhe zhgënjimet që më së fundi e çuan deri atje sa t’i jepte fund jetës së tij.

Nëse ka vërtet një “gjuhë” të Romain Gary dhe një “gjuhë” të Emile Ajar, ato mund të përmblidhen në më se pesëmbëdhjetë idioma në punën e këtij autori shumëplanësh. Nga skandinaishtja në tahiti, nga jidish deri në spanjisht etj. Ai e ndërtoi vetë legjendën e vet, duke shumëfishuar identitetet, maskat (ndonjëherë parodike) dhe (auto) biografitë. Gary, një “modern-antimodern”, domosdoshmërisht i shumëfishtë, parë nga prizmi i çështjes së identitetit, vepra e të cilit karkaterizohet nga një pasuri e jashtëzakonshme.

 

 

 

 

 

Shpesh, romanet marrin shkas nga histori të jetës së tij, personazhe të njohur, fati i hebrenjve që bridhnin nëpër botë pa atdhe, eksperienca të habitshme në jetë apo diplomaci, dhe veçanërisht në eksperiencën e tij me femrat, me dëshirën për të qënë i dashuruar, gjë të cilën kurrë nuk e arriti ta përjetonte ashtu siç donte ai. Veprat e tij më të mira u shkruan në vitet 60-të-70-të dhe mes tyre mund të përmëndim “Nata e qetë”,  “Shkëlqim gruaje”,  “Qeni i bardhë”,  “Balonat”, “Grahmat e fundit”, “Jeta para , etj, apo vepra e tij e botuar pas vdekjes “Jeta dhe vdekja e Emil Ajar”, e lidhur ngushtë me problemin e tij identitar, sepse ky hebre, herë me pasaportë sovjetike e herë polake, i cili në adoleshencën e tij më së fundi u bë francez dhe jetoi në Nice, në shkrimet e tij përdori shumë herë pseudonime, duke kërkuar gjithnjë një imazh të tij, edhe pse kurrë nuk ishte i kënaqur me atë çka përfaqësonte.

 

 

 

Tek “Premtimi i agut”, ai do të shkruante: “Jeta kur lind, në agun e vet ju bën një premtim që nuk e mban kurrë”…

Humori ka qenë për mua, përgjatë rrugëtimit tim, një shoqëri vëllazërore: i detyrohem momentet e vërteta të triumfit mbi vështirësitë… Humori është një deklaratë e dinjitetit, një pohim i epërsisë së njeriut mbi atë që i ndodh atij”./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit